Lajme

Ganimete Musliu nga protesta: Dola sepse i respektoj veteranët, shikoni se si e kanë katandisur vlerën e shtetit

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 06 June 2022

Deputetja e Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur nga protesta e organizuar përballë Kuvendit nga veteranët e OVL-UÇK-së.

Ajo ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë ligjin për pagat mirëpo me ndryshimet dhe me veteranët brenda këtij ligji.

Po ashtu ajo ka thënë se është bërë pjesë e protestës sepse i respekton veteranët dhe ndjen keqardhje se si shteti e katandisi vlerën e shtetit.

-Advertisement-

“Votojeni ligjin por me përfshirjen e veteranëve brenda tij. Deputetët të mos bijne pre e interesave partiake. Thjesht kam dalë për shkak të gjendjes në të cilën kanë rënë veteranët.

I respektoj veteranët maksimalisht e mbi të gjitha veteranët duhet të respektojnë policinë e Kosovës që janë miqtë e tyre të uniformës.

Veteranët nuk duhet të provokohen nga askush. I respektoj veteranët sepse janë vlera e shtetit tim dhe shiko si i kemi katandisur”, ka thënë ajo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera