Lajme

Ganimete Musliu më e votuar se në zgjedhjet e 2019-tës

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 04 March 2021

Ganimete Musliu ka siguruar vota mjaftueshëm që të jetë sërish pjesë e Kuvendit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Musliu ka marrë 9,868 vota, shkruan Gazeta inFokus.

Për dallim nga këto zgjedhje, Musliu në zgjedhjet e kaluara kishte marrë 8,340.

-Advertisement-

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka falënderuar të gjithë votuesit.

“Të dashur votues të Partisë Demokratike, ju falenderoj që më dhatë mundësinë të jem përsëri përfaqësuesja juaj në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Dua t´ju them se jam shumë mirënjohëse për mbështetjen dhe për besimin tuaj në mua”, ka shkruar ajo. /Gazeta inFokus/

Posted by Ganimete Musliu on E enjte, 4 Mars 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera