Lajme

Ganimete Musliu me akzua të rënda ndaj Qeverisë Kurti e Hoti

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 27 April 2021

Është duke vazhduar seanca në Kuvendin e Kosovës ku temë diskutimi do të jetë situata epidemiologjike dhe sigurimi i vaksinës anti-Covid, shkruan Gazeta inFokus.

Von der Leyen e akuzon Erdoganin për seksizëm: Më lanë në këmbë se jam grua

-Advertisement-

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu në Kuvend ka thënë se as Qeveria Kurti e as Qeveria Hoti nuk e kanë menaxhuar si duhet situatën me Covid-19.

“Kemi hyrë ne vitin e dytë që Republike e Kosovës ballafaqohet me një krizë të rëndë dhe shumë dimenzionale me virusin Covid-19. Kjo gjendje e ka prekur në shumë segmente të jetës duke filluar nga humbja e jetëve deri të lufta për egzitenc. Masat e marra deri tani kanë rezultuar të paefektshme dhe janë  treguesi më i mirë, se as qeveri 50 ditëshe e Krutit as ajo e udhëhequr nga Hoti nuk poseduan një plan të mirëfilltë e as tani kjo qeveri aktuale nuk posedon një plan për të menaxhuar këtë situatë. Agjenda e tyre është improvizuese, kjo qeveri ende është në një situatë të vetëkënaqësisë me shkarkime e ngarkime. Elektorati i tyre u besoi, këta janë duke u tallur me votuesit dhe me gjithë qytetarët”, ka thënë Musliu. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera