Lajme

Ganimete Musliu: Kokëfortësia dhe arroganca e Albin Kurtit ka lënë jashtë bankave shkollore mbi 300 mijë nxënës

Autori: Ermirë Berisha 16:59 | 28 September 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka akuzuar rëndë kryeministrin, Albin Kurti, për mos përfilljen e kërkesave të mësimdhënësve dhe lënien jashtë shkollave të qindra e mijëra nxënësve gjithandej vendit.

Ajo në emisionin Gratë N’Fokus, prodhim i Gazetës Infokus, ka akuzuar kryeministrin Kurti dhe ministrat e tij për arrogancë ndaj mësimdhënësve dhe kërkesave të tyre.

“Kokëfortësia dhe arroganca e Albin Kurtitt ka lënë jashtë bankave shkollore mbi 300 mijë nxënës”, ka deklaruar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

-Advertisement-

E ftuar në emisionin Gratë N’Fokus ajo ka kritikuar edhe ministret e qeverisë Kurti drejtueset e dikastereve  ministret Albulena Haxhiun, Arbërie Nagavci, Rozeta Hajdarin dhe Artane Rizvanollin.

“Nga të gjitha ministret femra realisht kemi pritur më shumë, por realisht  të gjitha kanë treguar përformancë të dobët në qeveri dhe në drejtimin e dikastereve që ato udhëheqin`, ka deklaruar Musliu në emisionin Gratë N’Fokus.

Ajo gjithashtu ka shfaqur shumë pakënaqësi për drejtimin e presidencës nga Vjosa Osmani. Sipas saj Presidentja e vendit nuk i duron dot gratë e suksesshme kosovare.

Ganimete Musliu e cila ka qenë gjithmonë kundër themelimit të Gjykatës Speciale për herë të parë ka treguar arsyen, pse nuk ka i ka vizituar ende ish krerët e UÇK-së në Hagë, duke deklaruar se ka shumë dhimbje por edhe krenari për krerët e UÇK-së që po mbahen nga drejtësia ndërkombëtare.

Emisioni Gratë N’Fokus transmetohet këtë të mërkurë nga ora 21.00, në të gjitha platformat e Gazetës Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera