Lajme

Ganimete Musliu ironizon me Ministren e Ekonomisë “Artane Rizvanolli duket si një studente e Albin Kurtit, e cila i mëson temat përmendsh”

Autori: Ermirë Berisha 22:46 | 28 September 2022

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, ka ironizuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollin, shkruan Gazeta inFokus.

Musliu e pyetur në emisionin Gratë N’Fokus, se cili është vlerësimi për ministren Rizvanolli, ajo shprehet se i ngjan një studenteje e jo një gruaje për vendime ekzekutive.

“Artana duket si një studente e Albin Kurtit edhe kur del në foltore edhe kur merrë vendime edhe kur del në konferenca për shtyp ma shumë i ngjan një studentje e cila mëson përmendsh temat për çfarë është thirrë se sa një menaxhuese ose një grua në ekzekutiv që merrë vendime dhe i pren gjanat”, ka thënë Deputetja.

Ndërsa vlerësimi për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin ishte jo i mirë.

“Sa i përket Rozetës nuk kam koment, veç ministre nuk kisha mundur me e pa kurrë një person të tillë”, shprehet Musliu./Gazeta inFokus/

Të tjera