Lajme

Ganimete Musliu i drejtohet Avdullah Hotit: Dullë, historia njeh edhe Toptana

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 26 September 2020

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, duke e krahasuar me Esad Pashë Toptanin.

Musliu shkrimin e saj e ka nisur duke ironizuar me emrin e kryeministrit “Paska fol Dulla”.

Deputetja ka thënë se nuk ka mundësi që ta kenë mirë edhe Eulexi edhe UÇK’ja, e ku sipas saj, kështu ka deklaruar kryeministri duke i amnistuar veprimet e EULEX’it si veprime në kudër të drejtësisë.

-Advertisement-

Tutje, Musliu akuzoi kryeminsitrin se është një marionetë.

“Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik”.

“Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar”, ka shkruar Musliu.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të deputetes Musliu:

Paska folë Dulla

Dulla në emër të qeverisë I paska amnistuar veprimet e Eulexit si veprime në kuadêr të drejtësisë. Me të njejtën frymë Dulla thotë mirë e ka Eulexi e mirë e ka pasë UÇK-ja!!!!!

Jo, Dullë! Mirë Eulexi e mirë UÇK-ja nuk shkon sepse vetëm njëra palë po prangoset.

Ti Dullë nuk fole dje kur u arrestuan ish ushtarët e UÇK-së, nuk mund të flasësh as sot për Drejtësi duke e ulur koken para padrejtësive. Dulle a i kerkove Eulexit sqarime për arrestimet e djeshme te cilat ti i arsyeton sikur te ishe zedhenes i Gjykatës? A i kerkove sqarime për nxjerrjen e dokumentave sekrete? Pse te arrestohet pranuesi e jo derguesi? Dulle a je Kryeminister i nje shteti apo nje marionetë që dirigjohet nga larg?

Dullë je kryeministër dhe ke përgjegjesi që ti drejtohesh popullit që po tē nëpërkëmbët. Amnistimi i Eulexit 24 ore pas ngjarjeve është deftesë e mjerimit tënd politik.

Dullë kanë ardhë në këtë tokë lloj lloj sulltani e historia jonë njehë edhe Toptana. Ata vijnë e shkojnë Dullë, ne do të mbetemi këtu; disa ballëndritur e disa të turpëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera