Lajme

Ganimete Musliu e quan “zhyll i keq dhe dështak” kryeministrin Kurti

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 02 December 2024

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur atë zhyll i keq dhe dështak në çdo aspekt.

“Qielli e toka mund të bëhën bashkë, por Albin Kurti mendë me mbledhë kurrë jo.Po kur ke tregu respekt ti për dikën a për diçka bre??, E sa i përket dëshirës tënde me dhezë luftë, nëse ke këllqe, thirre edhe Vjosën e kapeni atë letër bëjëni copë e grimë e  nisuni me ushtri drejt veriut.”, ka shkruar Musliu.

Ajo gjithashtu ka shkruar se Kurtit do t’i vie fundi, ndërsa ish-presidenti Hashim Thaci do të kthehet në Kosovë siç ka qenë triumfues.

-Advertisement-

“Tregone  me vepër atë azganllëkun e fushatës suaj demagogjike.Përndryshe mbylle atë gojë që sa herë e hapë, veç  maskarallëk nxjerr prej saj. Zhyll i keq dhe dështak në çdo aspekt. Po të vjen fundi ty kurse Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë ashtu siç ka qenë gjithmonë: Triumfues!”

Tutje Musliu tha se Kurti nuk i jep pesë pare as për shtet as për popull.

“P.s  Ajo shkresë, përndryshe shfaqë edhe njëherë largpamësinë politike të një lideri të kalibrit historik. Ai e paska ditur që në krye të shtetit tonë të ri mund të vijnë kamikazat si ti që pesë pare si dhanë as për shtet as për popull.”, ka shkruar Musliu në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera