Sport

Gani Sejdiu shprehet optimist para sfidës ndaj Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 31 May 2020

Trajneri i skuadrës së Drenicës, Gani Sejdiu është shprehur optimist para sfidës ndaj Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Sejdiu në një prononcim për Gazetën inFokus ka deklaruar se takimi ndaj Prishtinës do të jetë i vështirë, por ka shtuar se janë të motivuar dhe mobilizuar për të dal me rezultat pozitiv nga ky duel i parë.

“Do të jetë një takim i vështirë, ku realisht nuk jemi në gjendjen e duhur fizike që mund të jetë problem, por pavarësisht kundërshtarit shumë cilësor, ne jemi shumë të motivuar dhe të mobilizuar që nga ky takim të dalim me rezultat pozitiv, për takimin kthyes”, ka deklaruar Gani Sejdiu.

-Advertisement-

Ndeshja, Prishtina – Drenica zhvillohet të martën në ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera