Rozë

Gani Gërmia shfaqet me dorë të lënduar në BBVK

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 07 December 2023

Ganiu u shfaq me një lëndim në dorë pas një incidenti të ndodhur gjatë një loje të zhvilluar mbrëmë.

Ky incident çoi në ndërprerjen e përkohshme të transmetimit në dy kanalet e BBVK, duke lënë shikuesit në pritje të informacioneve rreth asaj që kishte ndodhur.

Pas rikthimit në transmetim, diskutimet mes banorëve u bënë të dëgjueshme për publikun, ku ata ndanë detajet e ngjarjes.

-Advertisement-

Besi u dëgjua duke rrëfyer për lëndimin e dorës së Ganiut.

Komenti i tij u mbështet edhe nga Alby, një bashkëbanor tjetër, i cili pohoi të njëjtën gjë.

Ndërkohë që debati vazhdonte, Gani u paraqit përpara bashkëbanorëve me dorën e lidhur, duke konfirmuar kështu dyshimet dhe bisedat e mëparshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera