Fokus

Gani Geci tregon momentin kur bashkë me Sami Lushtakun rrahën një person në Drenas si spiun i Serbisë

Autori: Halil Berisha 20:58 | 23 September 2019

Gani Geci i LDK-së e Sami Lushtaku i PDK-së, njihen për kundërshtinë e mëdha mes tyre.

Por, kaq kundërshtarë nuk ishin edhe në një kohë, para luftës.

Në fakt, jo kundërshtarë, por ishin goxha shokë të mirë e bashkëluftëtarë të UÇK-së, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Madje, Geci në një emision televiziv në televizionin 7 ka treguar një rast, kur bashkë e kishin rrahur një person në Drenas, i dyshuar si spiun i Serbisë.

E ajo çka e bën edhe më interesante këtë rast, është se Sami Lushtaki ishte paraqitur si ushtar i Ibrahim Rugovës.

“Unë e Samia jemi shku në Drenas, e kemi lyp një shpiun, që thoshte e di që vëllezërit Jashari po i vrajnë policët serb, kemi qenë të armatosur që nëse na ndal policia në Drenas, secili ka një polic kapeni, fati ka qenë që nuk ka qenë askush aty, kur kemi hy në qytet, se kemi pa atë çunin, na thanë ka shku ka rruga e Feronikelit, e kemi ndal, e kemi pyet a keni dhënë intervistë për televizionin e Beogradit, ka ardhë Samija edhe e ka rreh, një shumar na veti kush jeni ju bre djem, Sami Lushtaku i tha na jemi ushtria e Ibrahim Rugovës, na atëherë kemi qenë veç LDK ska pas asnjë parti tjetër”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera