Gani Geci për familjarin që po e lë Kosovën: Baci yt për të madhin zor nuk qan, po kësaj radhe loti e tradhtoi
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 29 July 2021
Në mesin e shumë qytetarëve të Kosovës, që po e lëshojnë vendin e po migrojnë në vendet evropiane, është edhe i riu, Ferat Geci nga Llausha e Skenderajt.
Ai ka shpërndarë një postim në rrjetin social “Facebook”, ku ka treguar se është duke u larguar nga Kosova përmes një poezie prekëse të Albiona Hajdarit.
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, i ka thënë disa fjalë për të riun, Feratin.
“Ti Ferat, e din se baci yt për të madhin zor nuk qan, po kësaj radhe loti ë tradhëtoj”, ka shkruar ndër të tjerash Geci.
Geci po ashtu i ka lënë amanet familjarit të tij, që të mos e harroj këtë vend të gjyshërve dhe stërgjyshërve.
Postimi i plotë:
“Tri fjalë për Ferat Gecin.
Ishte dhe është djali më i mirë i kabiles tonë, djali më i sinqertë, e djali më i dashtun ,por më preku me atë shkrim të huazuar sepse me këtë tregove se sa më vështirësi djemt tanë e lenë vendin e lindjes.
Ti Ferat, e din se baci yt për të madhin zor nuk qan, po kësaj radhe loti ë tradhëtoj.
Ti je djali që do ti mungosh, së pari babait tënd Selimit, do ti mugosh axhallarve tu ,do ti mungosh lagjes, do ti mungos edhe qytetit dhe mbarë fisit.
Kemi dal shpesh në malet tona me ty në Kodrën e Sylës, në Ligatet e mëdha, te Lugu i madhë, te fusha e Ramës, te Fusha e Ali Kurtit, te brini i Ramës, te lagja e Lanve e Sylanve, te lagja e Shatrollve, te Zenullaht te Rrectë te Aliqkajt te Vajvodet e deri te Prroni i Keq, çdo cep te Llaushës e kemi shetit me ty .
Unë baci yt Gani Geci te njof ma se miri ty. Nuk ju rritem ne juve qe ju të ikni, po çka me bo.
Nuk ke ditë kurr të më thuash jo, as mua, as Shani Gecit, as asnjërit nga ne, shko Ferat se atje dikun e ki edhe djalin tim edhe djalin e Zjahes edhe djalin e Hasanit, edhe djalin e Ismetit, edhe djalin e Nezirit, edhe djalin e Bajramit, edhe djalin e Shabanit, edhe djalin e Miftarit, edhe djalin e Muslis , edhe djalin e Bedris, edhe djalin e Ajetit, edhe djalin Hysnis, edhe djalin e Xheles, edhe djalin e Hysenit, edhe djalin e Sadikut edhe Skenderit, edhe djalin e Xhevatit, edhe djalin e Abazit po i permndi vetem djem e kabiles sonë, me i permendur ata të lagjes qenkan shumë .
Ishe valltar i valles shqipe, ishe edhe këngëtar, edhe shenjëtarë.
Po shkon prej këtu, jo nga deshira por çka ti bejsh keshtu e ka jeta .
Shko vazhdo të jetosh jetën tënde vazhdo, të jesh i djalë i mirë kështu, si ishe këtu me ne.
Shko edhe ti si 10 -tra djem te kabilës tonë, e si qindra djem të fshatit tonë, e si mijëra, djem të Drenicës, e qindra mijëra, djem të Kosovës.
Ti linde pas pesë vajzave dhe ishe gëzimi, i parë i Selimit.
Kudo që shkon ti, unë e di që do të jesh djalë i dashtur nëse vazhdon të jesh i tillë si ishe.
Mbrem i njeha 77 djem të kabiles së bajaraktarit të Llaushës ishin jashtë Kosovēs.
Udha e mbarë te qoftë o sternip i Bajraktarit Ferat Geci.
Amanet e ke prej bacit Gani, mos e harro ketë vend të gjyshërve, dhe stërgjyshërve tu.
Zoti të bekoftë ty edhe Kosovën.”
Të tjera
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...
-
Vràsja e Gjyljeta Ukellës, dëgjoni hoxhë Enes Gogën i cili tregon se çfarë ndodhi sot në ditën e premte
“Nëse dikush guxon me privu nga jeta pa të drejtë, një person tjetër atëherë ...
-
O’Brien zbarkon në Beograd, nesër mban takim me Vuçiqin
Ndihmëssekretari i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike i Departamen...
-
Vazhdon akuzat Sanduloviq: Me urdhër të kujt po kërcëńohet, përgjohet dhe ndiqet vajza ime?
Politikani serb, Nikola Sanduloviq, ka treguar detaje të reja nga rasti i hed...
-
Lajçak: Nuk ka të ardhme evropiane për Kosovën e Serbinë pa normalizim të marrëdhënieve
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbis...
-
Kryetari i Zubin Potokut për referendumin e së dielës: Nuk do të këtë sukses dhe s’do të dal të votoj
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka vlerësuar se referendumi i së dielë...
-
Në OKB kërkohet që Gjenocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht
Gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet m...
-
Çka po synon Serbia me testimin e ąrmëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka thënë se stërvitjet usht...
-
Policia e Kosovës arreston një shtetas nga Maqedonia e Veriut, ishte në kërkim ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Ve...