Lajme

Gani Geci: Nuk jam ushtar i Albin Kurtit, por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 28 September 2021

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci përmes një reagimi në faqen zyrtare të tij në ‘facebook’, ka thënë se nuk është ushtar i Albin Kurtit.

Geci ka kujtuar vitin 1998 kur këtë deklaratë e ka thënë për herë të parë, shkruan Gazeta Infokus.

“Të dashur miq, në vitin 1998 në një takim me disa krerë të UÇK-së, në fshatin Rezall kam pas deklaruar haptas se unë nuk jam ushtar i Bujar Bukoshit, por jam ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe pse tani jam rreth 23 vite më i vjetër edhe tani po e përseris të njëjtën”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Geci ka thënë se është i gatshëm të jetë sërisht ushtar por jo i Kryeministrit, Albin Kurti

”Unë nuk jam ushtar i Albin Kurtit, por jam në dispozicion të bëhem ushtar i Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera