Lajme

Gani Geci i ka dy fjalë me Isa Mustafën, hallall e ke nëse je kryeministër deri më 2018, nëse shkarkohesh, jep dorëheqje edhe nga LDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 09 May 2017

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci I është drejtura kryeministrit Isa Mustafa njëherësh kryetar I LDK-së me një letër publike në të cilën shkruan se nesë arrin ta qojë mandatin deri më vitin 2018 LDK do të dalë e para ndërkaq ai (pra Geci) do të ndalë kritikat ndaj Mustafës.

Në të kundërtën nëse shkarkohet Qeveria, ai duhet të japë dorëheqje nga LDK-ha dhe kjo parti duhet të hyjë në refomra të thella brendapartiake.

Ja postimi i Gani Gecit në Facebook:

-Advertisement-

Nese Isa Mustafa arrin ti shtyejë zgjedhjet deri ne afatet Kushtetuese, pra deri në vitin 2018, kurrë ma ne jetë nji fjalë kritike nuk kam me ja thanë as për të kaluarën e tij e as për kohën e Qeverisë së Bukoshit tana hallall i kofshin edhe kualicioni me PDK hallall i qoftë.

Kam me ja dhan doren edhe jam shumë i sigurt se LDK do të del partia e parë në zgjedhjet Nacionale që do duhej te mbaheshin ne afatin Kushtetues pra vitin 2018 .

Deri atëherë shumë gjera do shkonin ne favorë te LDK -es.

Por nese nuk arrin te mbetet Kryminister deri ne vitin 2018 atëhere Isa Mustafa duhet menjiherë pas rrezimit nga Qeveria te jap dorheqje nga Krytari i LDK-es dhe LDK do duhej t’I nenshtrohet zgjedhjeveve mbrenda partisë dhe te bëjë reforma te thella .

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera