Rozë

Gani Geci dhe Fero bashkë – Gjeni një duo më të mirë, po ju presim

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 08 January 2021

Gani Geci nga bota e analizave politike dhe reperi Fero kanë dalë për kafe bashkë në Gjilan.

Gani Geci, ish-zyrtar i LDK’së që është prej figurave publike që ngjall shumë interesim të publikut, ka publikuar një fotografi së bashku me reperin Fero.

“Përshëndetje nga Gjilani bashkë me Feron edhe artistët e rinjë të gjithë me LDK”, ka shkruar Geci në Facebook.

-Advertisement-

Ndërkaq, reperi Fero bën po aq zhurmë sa Geci, veçse ai në estradë.

Disa herë, Fero ka qenë pjesë e konflikteve me reperë e këngëtarë të tjerë, të cilat janë shoqëurar me kërcënime, e ndonjëherë edhe përplasje fizike.

Nuk janë ditur më parë preferencat politike të Feros, megjithatë, sipas mbishkrimit të fotografisë nga Geci, duket se reperi gjilanas është përkrahës i LDK’së.

Tashmë janë shpallur zgjedhjet dhe partitë kanë nisur fushatën. Geci nuk është pjesë aktive e politikës, mirëpo ai ka vajzën e tij deputete të zgjedhur nga radhët e LDK’së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera