Gani Geci del sot para Gjykatës
Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 14 April 2021
Rigjykimi për rastin ku Gani Geci akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, që kishte ndodhur më 4 gusht të vitit 2014, pritet të vazhdojë sot, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Kjo është seanca e dytë e cila pritet të mbahet që nga kthimi i këtij rasti në rigjykim nga Gjykata e Apelit, në shtator të vitit 2017, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në seancën e parë të rigjykimit, të mbajtur më 30 mars të këtij viti, prokurori Naim Beka ka hequr dorë nga ndjekja penale për veprën e përdorimit të armës.
Anëtarja e kryesisë së LDK-së kritikon Gërvallën pas paraqitjes në Këshill të Sigurimit
Sipas prokurorit Beka, vepra e lartpërmendur është konsumuar nga vepra penale e vrasjes, për çka dhe heq dorë nga pika e tretë e aktakuzës.
Pas kësaj, në atë seancë, Gani Geci ka deklaruar se për pikën e dytë të aktakuzës, që e ngarkon atë me veprën penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, e pranon fajësinë. Ndërsa për pikën e parë të aktakuzës, që e ngarkon atë me veprën penale të vrasjes, Geci tha se nuk ndihet fajtor.
“E pranoi fajësinë për mbajtje dhe posedim të armës. Armën e kam mbajtur për vetëmbrojtje, pasi kam pasur disa atentate. Ndërsa për veprën penale vrasje e rëndë nuk ndihem fajtor”, ka deklaruar i pandehuri Geci në seancën e 30 marsit.
Mirëpo, pranimi i fajësisë është refuzuar nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjykatësi Radosllav Markoviq, pasi sipas tij, pranimi i fajësisë shqyrtohet kur të jepet në të gjitha pikat e dhëna si në aktakuzë.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë, me 3 qershor 2016, e kishte dënuar Gani Gecin me 4 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ai akuzohet se vrasjen e kishte kryer në kafiterinë “N’Qosh”, në qendër të Skenderajt, më 4 gusht të vitit 2014.
Geci e kishte pranuar se e ka kryer këtë vrasje, duke thënë se këtë veprim e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi kishte deklaruar se ka qenë i rrezikuar të vritej.
Pas vendimit të shkallës së parë, Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar ankesat e palëve, më 26 shtator 2017 dhe çështjen e kishte kthyer në rigjykim.
Në aktvendimin e Apelit, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhej se gjykata e shkallës së parë nuk e ka aprovuar cilësimin e veprës penale sipas aktakuzës së ndryshuar në “vrasje të rëndë”, pasi nuk ishte e qartë se për cilën vepër penale e ka shpallur fajtor.
Sipas vendimit, nga emërtimi ligjor i veprës penale sipas dispozitivit të aktgjykimit rezulton se i akuzuari është shpallur fajtor për veprën penale të “vrasjes”, kurse nga përshkrimi i veprimeve inkriminuese, respektivisht, fakteve dhe rrethanave që përbëjnë figurën e veprës penale del se i akuzuari ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kundërthënie këto që sipas shkallës së dytë e bëjnë të pakuptueshëm dispozitivin e aktgjykimit.
“Këto kundërthënie dhe paqartësi janë aq të theksuara në aktgjykim sa e bëjnë atë të paqartë, konfuz dhe juridikisht të paqëndrueshëm dhe të cilat paraqesin shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, që paraqesin bazë për anulimin e aktgjykimit, ngase janë të natyrës absolute dhe nuk mund të evitohen në këtë procedurë, sepse bëjnë të pamundur vlerësimin e drejtë të ligjshmërisë së aktgjykimit në fjalë”, thuhej në aktvendimin e Apelit.
Ndërkaq, me këtë aktvendim, ankesat e të dëmtuarës Halime Shaqiri dhe përfaqësuesit të autorizuar të saj, avokatit Sokol Dobruana, Apeli i kishte cilësuar si jolëndore.
Të tjera
-
Kurti: Mbështetja e para dy ditëve, thirrje e qartë që Komiteti i Ministrave të na ftojë për t’iu bashkuar KiE në maj
Kryeministri Albin Kurti e nisi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke thënë ...
-
MPB-ja serbe: Zëvendësdrejtori i PK-së është dërguar në mbajtje, katër policë tjerë janë ndaluar
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi dje se policia serbe ka arr...
-
Hoxha policëve të rinj: Keni marrë vendim të drejtë, duke vënë vetën në shërbim të vendit
Drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha në ceremoninë e diplomimit të gj...
-
Ambasadori britanik, Hargreaves: Do të punojmë me Kosovën që vendimi në Komitet të Ministrave të jetë pozitiv
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur mbështetjen...
-
Kryeministri Kurti bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Dëshmorëve të P...
-
Ndryshimet e klimës do të ulin fort të ardhurat botërore
Studiuesit në Gjermani vlerësojnë se deri në vitin 2050 ndryshimi i klimës do...
-
Ambasada amerikane në Prishtinë: Nuk ka justifikim për dhuńën në familje dhe atë në baza gjinore, raportojeni
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rikonfirmon mbështetjen për inst...
-
Szunyog kritikon sërish Qeverinë për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë: Nuk u mor parasysh BE-ja
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutiv...
-
Ndalimi i zëvendësdrejtorit dhe katër policëve në Serbi, Sveçla: Akt i paprecedent
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla e ka quajtur akt të paprecedent...
-
Haradinaj kujton të rënët e masąkrës së Makocit dhe betęjën e Marecit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Betejën dhe masakrat e Mareci...
-
Kurti: Vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rinj, respektoni dhe nderoni uniformen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremonia e diplomimit të gjeneratës ...
-
445 policë të rinj i shtohen Kosovës
Është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Ko...