Lajme

Gani Dreshaj e quan lajm të mirë mbylljen Monegos e Lute Creditit, ka edhe një kërkesë

Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 06 December 2019

Ish deputeti i Kosovës nga radhët e AAK’së, Gani Dreshaj , e quan lajm të mirë mbylljen e dy bankave mikrofinanciare, Mongeo e Lute Credit.

Dreshaj ka thënë që edhe në parlament ka kërkuar hetimin e tyre,shkruan Gazeta inFokus.

“Lajm i mirë mbyllja e dy institucioneve mikrofinanciare, Monego e Iute Credit. Këto dy kompani ishin thjeshte fajde e legalizuar në Kosovë.E them me bindje se kam qenë deputeti i vetëm që edhe në parlament kishte ngritur këtë shqetësim, por që kaloi në heshtje dhe pa përkrahjen e të tjerëve”, ka thënë Dreshaj..

-Advertisement-

Sipas tij BQK duhet të mirret edhe me “elefantët” dhe jo vetëm me “lepujt”.

“Duhet urgjentisht një hetim për bankat e mëdha në Kosovë të cilat kanë oferta poashtu në formë fajde dhe mashtrojnë me normat e interesit”, ka përfunduar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera