Lajme

Gallata e Behgjet Pacollit në komisionin për punë të jashtme

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 19 December 2018

Teksa tentonte të arsyetonte refuzimet që ia ka bërë thirrjeve të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Behgjet Pacolli ka shkaktuar të qeshura në mbledhjen e sotme të Komisionit ku ai po raporton për fushëveprimin e MPJ-së gjatë këtij viti.

Pacolli ka thënë se nuk ka mundur të raportonte para Komisionit gjatë muajit të fundit për shkak të angazhimeve dhe udhëtimeve zyrtare. Por, për të relaksuar situatën ai ka përdorur shprehje që kanë shkaktuar të qeshura në komision.

“Situata mes nesh gjatë këtij viti ka qenë jashtëzakonisht e relaksuar. Gjithmonë u jam përgjigjur thirrjeve tua, pyetjeve që keni pasur etj… por disi ndoshta edhe distanca që kemi pasur: larg syve dhe larg zemrës”, ka thënë Pacolli.

-Advertisement-

Ndërkaq, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani po ashtu i është përgjigjur me shaka ministrit të Jashtëm.

“Ndoshta ka edhe diçka tjetër, po mirë… po e lëmë me sy e me zemër”, i është përgjigjur Osmani

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera