Lajme

Galeria Kombëtare e Maqedonisë shënon “Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore”

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 18 September 2017

Në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë, sivjet më shumë se tridhjetë shtete evropiane do të bashkëngjiten në shënimin e “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore” në shenjë të temës së përbashkët “Natyra dhe trashëgimia kulturore”.

Në suazat e kësaj teme të përgjithshme, është planifikuar që aktivitetet në Republikën e Maqedonisë të fokusohen në temën “Uji – dhuratë e natyrës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ngjarjet me rastin e manifestimit do të mbahen në periudhën nga 15 deri më 22 shtator. Galeria do të realizojë ngjarje në suazat e kësaj iniciative evropiane dhe do të marrë pjesë në manifestim me ekspozitën tematike “Dokumente urbane: peizazh-qytet-zonë”, në hapësirën Malla Stanica, me hapje më 20 shtator, në orën 12:00.

-Advertisement-

Një pjesë e madhe e tyre do të prezantohen për herë të parë para publikut në këtë ekspozitë. Të gjithë kanë një pamje karakteristike urbane, interesante për publikun e artit figurativ si nga aspekti i veprave, ashtu edhe nga aspekti historik dhe dokumentar, si dëshmitar të së kaluarës.

Do të prezantohen rreth 60 vepra figurative, nga koleksioni kombëtar dhe ndërkombëtar. Shënimi i “Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore” filloi më shtator të vitit 1991, me iniciativë të Këshillit të Evropës dhe mbështetje të Unionit Evropian. Në fillim, aktivitetet të lidhura me këtë manifestim janë realizuar vetëm në disa shtete, por tashmë prej një dekade, në të marrin pjesë të gjitha shtetet evropiane.

Republika e Maqedonisë u përfshi drejt këtij shënimi në vitin 1996. Qëllimi i manifestimit është ngritja e vetëdijes te publiku më i gjerë për trashëgiminë e përbashkët evropiane./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera