Lajme

Gafa e kryeministrit Haradinaj, u premton ulje të pagave Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:38 | 24 September 2017

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me Sindikatën e Policisë së Kosovës, ku është interesuar për kushtet e punës së policëve dhe ka premtuar përmirësimin e tyre.

Nga ky takim u bë e ditur se ndër  të tjera kryeministri Haradinaj shfaqi interesim për avancimin e kushteve të punës dhe atyre jetësore të policëve, duke u zotuar se do të ndërmarrë tërë atë që është në kompetencat e tij dhe të Qeverisë që udhëheq edhe për sa i përket nivelizimit të pagave sipas kategorive, duke marrë për bazë Ligjin për FSK-në, si dhe rreth lehtësirave për strehim e banim, për fjetoret për ata që presin të marrin detyrën me ndërrime, në stacionet e mëdha të policisë kosovare etj.

Por nëse merret për bazë ligji i FSK-s në aspektin e pagave, duket se aty janë të favorizuar vetëm ushtarët e graduar e jo edhe ushtarët e thjeshtë, shkruan Infokusi.com

-Advertisement-

Burime të infokusi.com marrin vesh se paga mesatare e një ushtari të thjeshtë (pa gradë) është rreth 375 neto, ndërsa një polic i thjeshtë (pa gradë) merr rrth 500 euro neto apo më shumë, varësisht nga rrezikshmëria dhe puna me ndërrime (ndërrimi i natës).

Bazuar në këtë policët jo vetëm që skanë arsye të gëzohen nga ky premtim i kryeministrit, por edhe mund të dëshprohen sepse mund të pësojnë ulje të pagave, që sështë aspak e mirëseardhur për ta.

Se a ka në planë kryeministri të ulë pagat e policëve apo të rrisë ato të ushtarëve mbetet të shihet, por marrë parasysh premtimet e tij para zgjedhjeve, duket më e mundshme që ai sot mos të ketë pasur haber se sa janë pagat e ushtarëve të FSK-së. Në aspektie tjera, mund të jenë në favor të policisë vetëm udhetimi, ushqimi dhe banimi nëse merret për bazë Ligji për FSK-në. Natyrisht është mirë që këshilltarët e tij të lexojnë dhe mësojnë më shumë para se ta këshillojnë shefin për ndonjë premtim apo deklarim publik./Infokusi.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera