Sport

Gabon Chelsea, West Hami merr tri pikë në ‘Stamford Bridge’

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 30 November 2019

Chelsea ka dështuar t’i marrë tri pikë në javën e 14-të në Ligën Premier, pasi është mposhtur në Stamford Bridge nga West Hami me rezultat 1-0.

The Blues e filluan mjaftë mirë ndeshjen ndaj rivalit lokal, duke krijuar raste të mira për gol, mirëpo pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura.

Në të dytë, West Hami shtoi më shumë presionin ndaj portës së Kepa Arrizabalagas dhe ia doli të shënonte.

-Advertisement-

Ishte Aaron Cresswell, ai që e zhbllokoi sfidën në minutën e 48-të me një asistim të Pablo Fornals.

‘Çekanët’ kishin shansin që ta fitonin ndeshjen edhe me dy gola epërsi, mirëpo VAR-i i anuloi golin e tyre për pozitë jashtë loje.

Frank Lampard tentoi që me disa ndryshime në formacion ta merrte së paku një pikë, por West Hami nuk lëshonte hapësira në fazën defanzive dhe mori tri pikë të mëdha.

Pas javës së 14-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 26 pikë, ndërsa në xhiron e 15-të do të takohet me Aston Villën. /Telegrafi/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera