Lifestyle

Gabimi me ushtrimet e barkut që bëjnë të gjitha nënat pas lindjes së fëmijës

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 09 December 2022

Trajnerja e fitnesit, Tiffiny Hall, ka shpjeguar se pse gratë, pavarësisht stërvitjes, e kanë të vështirë të heqin qafe barkun pas lindjes së fëmijës.

Ajo beson se shumë nëna bëjnë disa gabime duke u përpjekur të rikthehen në formë pas lindjes së një fëmije. Tiffiny solli në jetë fëmijën e saj të dytë në fillim të vitit dhe pranon se rikthimi në formë ishte shumë i vështirë.

Gjatë kohës që punontë me barkun, ajo vendosi të vizitojë një fizioterapist. Trajnerja mësoi nga fizioterapisti se po fokusohej në zonën e gabuar gjatë ushtrimeve. Në videon që ka shpërndarë në Instagram, ajo ka treguar se çfarë po bënte gabim në të vërtetë gjatë stërvitjes.

-Advertisement-

“Po punoja shumë, por në pjesët e gabuara të trupit. Nuk e kisha idenë. Po përpiqesha të forcoja pjesën e sipërme të barkut, por nuk po i kushtoja të njëjtën vëmendje pjesës së poshtme. Pra, pjesa e poshtme e barkut nuk ishte përfshirë fare”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera