Lajme

Gabimi i Belgjikës që liroi baronin shqiptar të drogës, i pagoi dhe biletën

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 07 Korrik 2017

Një 35-vjeçar shqiptar i dënuar me 9 vite burg për shantazh, drogë dhe prostitucion është liruar gabimisht nga autoritetet.

Gazeta belge “dhnet.be” shkruan se shqiptari Safet Rustemi u dënua nga gjykata e apelit në 25 janar të këtij viti dhe rezulton se u lirua rreth 6 muaj pas këtij vendimi.

35-vjeçari shqiptar është dënuar për tentativë vrasje, tentativë grabitje, shfrytëzim prostitucioni dhe organizatë kriminale, ndërsa aktualisht ndodhet në Shqipëri.

-Advertisement-

Apeli e dënoi me 9 vite burg, por për shkak të një gabimi të gjykatës belge, që nuk urdhëroi arrestimin, por deportimin, Rustemi u dërgua në Shqipëri, madje edhe shpenzimet e biletës u hoqën nga autoritetet belge.

Gazeta shkruan se Safet Rustemi ndodhet në fshatin Dobraç të Shkodrës duke shijuar lirinë.

Gabimi u zbulua vetëm pasi Rustemi u deportua në Shqipëri, ndërsa tashmë pritet që të shpallet në kërkim për t’u arrestuar dhe ekstraduar për të vuajtur dënimin në Belgjikë.

Ndërsa avokati i shqiptarit Romain Delcoigne deklaron se klienti i tij nuk është arratisur.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy