Shëndetësi

Gabimet me ushqimin që pamundësojnë humbjen në peshë

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 06 October 2017

Keni eliminuar tërësisht ushqimet dhe produktet që ju furnizojnë me proteinë

Janë proteinat ato që ndihmojnë në formimin e muskujve dhe muskujt janë përgjegjëse për mirëfunksionimin e metabolizmit. Mungesa e kalciumit (nëse ju hiqni dorë prej bulmetit) mund të ngadalësojë metabolizmin e si pasojë të keni vështirësi në procesin e tretjes apo humbjes së peshës.

Përdorni kripën e detit në vend të kripës së jodizuar

-Advertisement-

Kripa e detit mund t’i japë më tepër shije ushqimeve, por kripa e jodizuar mund t’i sigurojë organizmit sasinë e duhur të jodit. Nëse tiroidet nuk kanë mjaftueshëm jod, nuk do të prodhojnë mjaftueshëm hormone. Në mungesë të tyre ju do e keni të pamundur të humbni peshë e të formoni masë muskulore.

Pini ujë në temperaturën e dhomës

Nëse doni të përshpejtoni metabolizmin duhet të pini ujë të ftohtë. Organizmi do të punojë më shpejtë në mënyrë që të “ngrohë” ujin, dhe në këtë mënyrë ju do të digjni më shumë kalori.

Eliminoni kafeinën nga dieta

Kafeina është një stimulant natyral dhe punon si një katalizator për metabolizmin. Kafja nuk është i vetmi burim i kafeinës, por gjendet gjithashtu në çajin e gjelbër në çokollata. Studimet kanë treguar se një filxhan çaji mund të përshpejtojë me 12% metabolizmin falë antioksidantëve.

Keni mungesa të vitaminës D

Eliminimi i ushqimeve si qumështi, peshku, veza mund të shoqërohet me mungesë të vitaminës D aq shumë e rëndësishme për organizmin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera