Gabimet që shkaktojnë probleme serioze të veshkave
Autori: Gazeta inFokus 06:58 | 21 January 2021
Veshkat kanë përgjegjësi të madhe në organizëm. Ato filtrojnë gjakun, pastrojnë organizmin, prodhojnë hormone, dhe ruajnë ekuilibrat e mineraleve dhe lëngjeve.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse njeriu nuk përkujdeset për to, pasojat do të jenë të rënda. Zakonisht, njerëzit neglizhojnë shëndetin duke u ushqyer keq dhe duke anashkaluar rëndësinë e ushqyerjes për shëndetin e veshkave dhe jo vetëm.
Në këtë artikull do të mësoni për gabimet që dëmtojnë rëndë veshkat.
Dehidratimi
Gabimi i parë që njerëzit bëjnë shpesh është se nuk pijnë shumë ujë. Duke qenë se uji përbën pjesën më të madhe të organizmit, ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 8 gotave me ujë çdo ditë. Kjo sasi do të mundësojë filtrimin e duhur të gjakut, eliminimin e toksinave dhe mbetjeve nga organizmi.
Kripa
Kripa e tepërt rrit tensionin e gjakut dhe shkakton stres tek veshkat. Konsumi i tepruar i saj mund të shkaktojë probleme të rënda.
Sheqeri
Njësoj si kripa, edhe konsumi i lartë i sheqerit shkakton presion në veshka. Njerëzit që konsumojnë dy ose më shumë pije të ëmbla në ditë, vështirësojnë ndjeshëm punën e veshkave.
Mungesat e Mineraleve dhe Vitaminave
Një regjim i varfër në vitamina e minerale mund të nxisë formimin e gurëve në veshka dhe sëmundjeve të veshkave. Ekspertët këshillojnë konsumin e më shumë frutave, perimeve dhe vakteve të shëndetshme.
Proteinat Shtazore
Konsumi i lartë i mishit mund të shkaktojë grumbullimin e tepërt të proteinave të përpunuara në organizëm. Barra është shumë e rëndë për veshkat dhe shkakton punë ‘pa orar’ për to.
Mungesa e Gjumit
Gjumi është shumë i rëndësishëm për gjallërimin e mendjes dhe trupit. Mungesa e tij shkakton dëmtim të kockave, stres dhe probleme me veshkat.
Kafeina
Ndikimi i kafesë në organizëm është i njëjtë me kripën. Ajo rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dëme të forta me kalimin e kohës.
Medikamentet
Medikamentet kundër dhimbjeve mund të kenë një ndikim shumë të rrezikshëm në organizëm dhe veçanërisht në veshka. Ekspertë thonë se njeriu duhet të frenohet nga dëshira për të përdorur medikamente pa karar.
Abuzimi me Alkolin
Pirja e tepruar e alkolit shkakton një tension të lartë në veshka dhe eventualisht dëmtim të parikuperueshëm të tyre.
Të tjera
-
Shtetet europiane mbështesin ligjin e ri për transparencën e taksave
Të dhënat tatimore të kompanive të mëdha shumëkombëshe mund të bëhen shumë sh...
-
Merkel: Duhen disa muaj për krijimin e certifikatës së vaksinave
Do të duhen rreth tre muaj për të krijuar një certifikatë vaksinimi COVID-19,...
-
Adriatik Kelmendi infektohet me Covid-19, njoftohet gjatë intervistës me Hoxhajn
Gazetari i njohur, Adriatik Kelmendi, ka treguar se pas testimit për COVID-19...
-
Gazetari Duriqi rrëfen se si iu kundërvye sulmuesve
Gazetari Visar Duriqi pas rrahjes brutale që pësoi mbrëmë në mesnatë ka dekla...
-
OBSH: Mbi 850 mijë vdekje në të gjithë Evropën
Më shumë se 850 000 persona kanë vdekur në të gjithë Evropën për shkak të COV...
-
Dyshohet se spiunonte për rusët, arrestohet punonjësi i Bundestagut gjerman
Një shtetas gjerman është arrestuar pasi akuzohet për spiunazh për llogari të...
-
Osmani i reagon Lajçakut për hartën, ia përmend gjenocidin serb
Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani i ka reaguar të dërguarit special të BE-s...
-
Zyrtare: UNICEF sjell sonte në Kosovë shiringat për vaksinën kundër COVID-19
Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosov...
-
Rëndohet situata në Finlandë, vendi pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme
Finlanda pritet të ashpërsojë masat anti covid, si pasojë e rritjes së jashtë...
-
Haziri tregon se çka i thoshte Rugova për fitoren e LDK’së
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri tregon se si presidenti i Kosovës, Ibrahim...
-
“Fjalor pa përvojë e diletantesk. Negociatat janë art” / Limaj godet Kurtin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressi...
-
Limaj tregon nëse do të shuhet NISMA
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar në emisionin Pres...