Shëndetësi

Gabimet që duhet t’i shmangni për ta ruajtur shëndetin e bebes

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 15 February 2018

Kur jeni shtatzënë, duhet të bëni çmos që të mbani një stil sa më të shëndetshëm të jetesës dhe të ushqeheni mirë në mënyrë që të përfitoni edhe ju edhe bebja.

Disa ushqime dhe pije nuk janë aspak të sigurta të konsumohen gjatë nëntë muajve.

Telegrafi ju sjell këto ushqime të cilat nuk bën t’i konsumoni gjatë shtatzënisë në mënyrë që ta mbroni shëndetin e bebes.

-Advertisement-

Disa lloje të peshqve

Kur jeni shtatzënë, është më së miri të qëndroni larg dy lloje të peshqve:

* Nga peshqit të cilët njihet se përmbajnë nivele të larta të merkurit sepse merkuri është ndërlidhur me probleme të zhvillimit dhe probleme të trurit te bebja.

* Dhe nga peshqit që merren nga liqenet lokale, përrenjtë dhe nga pellgjet afër fabrikave të mëdha që njihen për ndotje.

Djathërat e butë

Ky lloj i djathërave mund të përmbajë bakterin E. Coli – bakter i cili mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore dhe serioze për shtatzëninë tuaj.

Rekomandohet të hani djathëra më të fortë, si ai i Zvicrës ose djathin çedër. Gjithashtu, konsumoni djathëra të butë vetëm nëse jeni 100 për qind të sigurt se është krijuar nga qumështi i pasterizuar.

Kafeina e tepërt

Sasitë e tepërta të kafeinës janë ndërlidhur me peshë më të ulët te bebet, lindje të parakohshme, etj.

Një kafe ose çaj në ditë konsiderohet sasi e sigurt, por përpiquni ta mbani nën 200 mg.

Dhe mbani mend se edhe çaji i gjelbër dhe pijet freskuese përmbajnë kafeinë.

Mbi të gjitha, uji është zgjidhja më e mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera