Shëndetësi

Gabimet që bëjnë njerëzit që mbajnë Ramazan

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 13 April 2021

Pas një ditë agjërimi ku energjitë janë të shteruara, të gjithë drejtohen tek ushqimet me kalori por kjo është mënyra e gabuar.

Dietologia Anila Kalleshi e ftuar në Ditë e Re, ka disa këshilla për ju po ashtu me benefitet që agjërimi ka në organizëm.

-Gabimi qe bëjnë njerëzit që mbajnë ramazan, konsumojnë gjëra shumë të yndyrshme dhe shumë bollshëm. Kjo do te mbi ngarkojë organizmin dhe do të vështirësojë shumë procesin e tretjes.

-Advertisement-

-Iftari duhet te jete i thjeshte, jo i ngarkuar. Me produkte integrale dhe sa më shume fruta, perime.

-Pasi mbaroni iftarin , dilni nga shtëpia dhe ecni.

-Konsumoni ushqime me proteina dhe kalori të shëndetshme.

-Nuk rekomandohet uji gjatë ushqyerjes,ose para apo dhe pas. Duhet të prisni 15 minuta pasi nuk ndihmon në tretje.

•Agjërimi pastron organizmin nga toksinat, mos e mbingarkoni atë me toksina gjate tij.

•Një mënyrë e tille ushqyerje i lë organizmit kohë të procesojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera