“Gabim të madh je ka bën”, Geci i kthehet avokatit të Thaçit pasi e pyeti se a ishin kundërshtarë politikë kur i bën akuzat ndaj tij
Autori: Gazeta inFokus
12:22 | 23 October 2024
Dëshmitari Fadil Geci e ka kritikuar avokatin e Hashim Thaçin, Luka Misetiq, pasi i njëjti e pyeti nëse qëndron se vetë ai, Gani Geci, Milaim Zeka, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, kanë qenë kundërshtarë politik të Thaçit në kohën kur kanë bërë akuza ndaj tij lidhur me Komunikatën e 59’të.
Geci nuk u përgjigj direkt, por iu drejtua avokatit duke i thënë se po bën gabim si profesionist.
“Më lejoni të ju them këtë, dëshmitar në përgjigje që bëri gjykatësi që kishte të bënte me intervistën e z.Thaçi, çdo person që ka ardhur në gjykatë dhe që kemi diskutuar dhe që ka lidhje me akuzat ndaj z.Thaçi, që ka të bëjë me Komunikatën e 59’të, që jeni ju, Gani Geci, Milaim Zeka, Jakup dhe Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Vetëvendosja, ju jeni të gjithë politikanë, jeni të gjithë persona që keni qenë kundërshtarë politik të z.Thaçi, në momentin kur i keni bërë këto akuza kundër tij, ky është fakt apo jo dëshmitar”, ishte pyetja e avokatit.
Geci disa herë iu drejtua avokatit Misetiq duke i thënë se kjo praktikë është e gabuar në gjyq.
“Është e gabume në gjyq. Po flet që nuk është e pranume kund në botë një praktikë e tillë. Sikur të ish ashtu, kriminelët ishin nda në grupe dhe i kishin mohu tona. Nuk qëndron ajo, e ki gabm shumë. Unë mendoj, gjykata e vendos. Gabim shumë, gabim të madh je ka bën. Si profesionist, je ka bën gabim”, tha Geci.
Përgjigja e avokatit ishte se vetëm po bën pyetje fakti.
“Po ju bëj një pyetje fakti, përgjigja është po apo jo, a ëshyë e vërtetë apo jo”, tha Misetiq.

T� tjera
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
































