G7 me kërkesë nga Kosova dhe Serbia për marrëveshjet e kaluara

Autori: Gazeta inFokus
18:02 | 14 May 2022
Sot në Gjermani janë mbledhur ministrat e Jashtëm të G7, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Japonisë, SHBA-së dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell. Në komunikatën e përbashkët të lëshuar nga G7, përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, në mënyrë specifike edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.
Siç thuhet në komunikatën e përbashkët, vendet e G7 i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të zbatojnë plotësisht dhe pa vonesë marrëveshjet e kaluara.
Ministrat e G7, kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave evropiane të të dy shteteve dhe që kontribuon në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në komunikatë.
Gjithashtu në komunikatë është vlerësuar fakti se Kosova është rreshtuar me perëndimin sa i përket sanksionve kundër Rusisë, është vlerësuar edhe përafrimi i Bosnjes, derisa kanë kërkuar që edhe Serbia ta bëj të njejtën.
Të tjera
-
Lajm tragjik: Rryma mbyt nënën me dy vajzat e saj
Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në k...
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...
-
Tragjedia në Fushë Arrës, flet fqinji: Ishin të ftohta akull, nëna sapo kishte ardhur nga puna
Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Fushë Arrës, ku nëna bashk...
-
Familjarja e të vrarit në Ferizaj del me njoftim për varrimin e tij
arrimi i të vrarit sot në Ferizaj, Gazmend Hyseni, do të bëhet nesër në ora 1...
-
Varfëria e çmimet e larta po i bën qytetarët të blejnë më pak dhe me kualitet më të dobët
Deri vonë, 500 euro në muaj i kanë mjaftuar familjes katëranëtarëshe të Leutr...
-
Breshër e rrebeshe shiu në disa pjesë të Kosovës
Rrebeshe shiu e breshri kanë përfshirë Kosovën në disa pjesë. Lexuesit kan...