Lajme

G7: Do të ndërmerren masa ndaj vendeve që mbështesin pushtimin rus në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 18:53 | 24 February 2023

Grupi i Shtatë Kombeve (G7) do të ndërmarrë masa kundër vendeve të treta që “mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë”, tha blloku në një deklaratë teksa rikonfirmoi mbështetjen e tyre për Ukrainën.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve të treta ose aktorëve të tjerë ndërkombëtarë që kërkojnë të shmangin ose minojnë masat tona, të ndalojnë ofrimin e mbështetjes materiale për luftën e Rusisë, ose të përballen me kosto të rënda. Për të penguar këtë aktivitet në mbarë botën, ne po ndërmarrim veprime kundër aktorëve të vendeve të treta që mbështesin materialisht luftën e Rusisë në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

Vendet si Kina, Serbia, Bjellorusia, Siria, Irani e Koreja e Veriut, kanë shprehur mbështetje ose nuk kanë dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, përderisa sot janë bërë një vit që nga nisja e pushtimit.

-Advertisement-

G7 përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera