G7 do të dërgojë Putinin në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 30 November 2022
Ministrat e drejtësisë të ekonomive më të mëdha demokratike akuzojnë Rusinë për krime lufte kundër civilëve. Të dyshuarit do të akuzohen para Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Ministri gjerman i Drejtësisë Marco Buschmann nuk ka asnjë dyshim për pushtimin rus të Ukrainës: “Mënyra me të cilën Rusia po e zhvillon këtë luftë është kriminale,” tha ai në nisje të takimit të ministrave të drejtësisë të G7 në Berlin. G7 përfshin shtatë ekonomitë më të forta demokratike në botë: Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA-në.
Së bashku me Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe Ukrainën, shtatë vendet duan të ndjekin penalisht krimet e dyshuara të luftës ruse që nga sulmi i 24 shkurtit 2022 në vendin fqinj. Sipas Buschmann, rreth 50.000 raste janë dokumentuar vetëm në Ukrainë. Janë rreth 600 të dyshuar dhe ndaj 200 autorëve të dyshuar janë duke u zhvilluar procedurat penale. “Kjo tregon se sa e madhe është sfida për të marrë masa ndaj këtyre krimeve”, thotë ministri nga partia liberale gjermane (FDP).
Buschmann akuzon Rusinë për sulme ushtarake kundër popullatës civile “që synojnë ekspozimin e njerëzve pa ngrohje, pa energji elektrike në një dimër, gjatë të cilit temperatura mund të arrijë në minus 30 gradë”. Ai thotë se kundër kësaj padrejtësie duhet të merren masa.
Ky është edhe qëndrimi i kryeprokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, edhe ai i ftuar në takimin e ministrave të drejtësisë të G7. Përgjegjësia dhe transparenca janë të nevojshme në mbarë botën, duke përfshirë Ukrainën, “për të siguruar respektimin e të drejtave themelore të njeriut.”
Prokurorja e Përgjithshme Victoria Prentis nga Britania e Madhe tha se “dëgjuam se si sulmi i Rusisë ndau familjet, shkatërroi planet për të ardhmen dhe krijoi një terren pjellor për të traumatizuarit.” Prandaj është e qartë se një qasje e unifikuar e vendeve të G7 është shumë e rëndësishme “që autorët të vihen përpara përgjegjësisë për mizoritë e tyre”.
Komisioneri i Drejtësisë i Bashkimit Evropian (BE), Didier Reynders, theksoi edhe rëndësinë e sanksioneve kundër oligarkëve rusë: Deri më tani janë ngrirë pasuri në vlerën prej 18.9 miliardë euro. Këto para do të tentohen të konfiskohen për t’ia dhënë Ukrainës për rindërtimin e vendit.
Komisioneri i BE-së mund të llogarisë në mbështetjen e ministrit gjerman të Drejtësisë Marco Buschmann dhe homologut të tij francez Éric Dupond-Moretti. Në një artikull të përbashkët për portalin “Legal Tribune Online”, të dy bëjnë thirrje për masa europiane që shkojnë përtej përgjegjësive kombëtare për edhe për çështjen e sanksioneve.
Shkeljet e sanksioneve jo vetëm që duhet të ndëshkohen, por edhe të ndiqen. “Prandaj jemi pro zgjerimit të kompetencës së Prokurorisë Publike Evropiane për të përfshirë shkeljet e masave kufizuese nga Bashkimi Evropian”, shkruan dyshja franko-gjermane. Nga Komisioni Evropian ata kërkojnë që së shpejti të paraqesë propozimet e duhura.
Në një “Deklaratë të Berlinit”, ministrat e drejtësisë të G7 “dënojnë fuqishëm” luftën e agresionit kundër Ukrainës të urdhëruar nga Vladimir Putin. Lista e akuzave është e gjatë: vrasja dhe plagosja e civilëve dhe të burgosurve të luftës, zhdukja e fëmijëve, sulmet sistematike në infrastrukturën kritike, dëmtimi i gjerë i punonjësve dhe objekteve shëndetësore dhe dhuna seksuale.
“Federata Ruse po shkel hapur ligjin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e përbashkët përfundimtare. Ministri gjerman i Drejtësisë Marco Buschmann shpreson që takimi i parë i G7 i ministrave të drejtësisë të këtij lloji do të japë një shtysë të fortë për ndjekjen penale të krimeve të luftës. Ministrat duan të sigurojnë prova edhe më të mira dhe të sigurta “në mënyrë që përgjigja jonë ndaj këtyre krimeve të luftës të përmbushë standardet tona dhe t’i sjellje autorët e dyshuar para drejtësisë.”
Nga Berlini dërgohet kështu një sinjal politik: Shtetet e G7 janë ekonomikisht të forta, “por edhe një komunitet vlerash që ndihet i përkushtuar ndaj parimeve të demokracisë liberale, parimeve të njerëzimit, ligjit ndërkombëtar, të drejtave të patjetërsueshme të njeriut”. Kjo përfshin edhe respektimin e ligjin ndërkombëtar të luftës dhe ligjit ndërkombëtar penal. “Krimet e luftës nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Pavarësisht se kush i ka kryer dhe pa marrë parasysh se ku janë kryer.”
A është Vladimir Putin një rast për Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë? Vendet e G7 shpresojnë kështu
Qëndrimi i qeverisë federale është që të punojë sa më shumë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, thekson Marco Buschmann. Ekziston një unitet i madh brenda G7 që edhe udhëheqja ruse duhet të ndiqet penalisht. Megjithatë, ka kufizime për autoritetet kombëtare të hetimit, për shembull në lidhje me krerët e shteteve. Nga kjo po përfiton edhe presidenti rus Vladimir Putin.
Megjithatë, këto kufizime nuk do të zbatohen për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse ministri gjerman i Drejtësisë është për hetimin e të gjithë udhëheqjes ruse për krime kundër njerëzimit. Përpunimi ligjor i mizorive në Ukrainë do të marrë vite, ndoshta edhe dekada. “Por ne do të jemi të përgatitur mirë.”
Të njëjtën gjë shpreson edhe Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Koston, i cili ishte në Berlin me Ministrin e Drejtësisë së vendit të tij, Denys Maliuska. “Çdo ditë ushtarët tanë dhe të gjithë njerëzit në Ukrainë luftojnë për të mbrojtur sovranitetin e tyre,” tha Koston pas diskutimeve të përbashkëta me ministrat e drejtësisë të G7. Dhe ai shton: “Ne po luftojmë edhe për drejtësi – për të gjitha viktimat e pushtimit rus”.
Të tjera
-
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Osmani për kërcëniṁet e Vuçiqit: Do të përballet me institucionet e Kosovës, nuk ka kthim mbrapa
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e presidentit serb...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Reshjet e shiut mund të fillojnë sonte gjatë natës në Shqipëri dhe Dukagjin d...
-
Deputeti i VV-së: Aktakuza kundër Radoiçiqit u vonua shumë, kjo na dëmtoi në dialog
Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritkuar Prokurorinë duke thënë se aktak...
-
Lekaj: Unë i them Kurtit hape urën e nesër aty më ka
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Leka...
-
Shqiptarët protestojnë më 23 shtator në Preshevë, Sinani: Marshojmë për barazi dhe drejtësi
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e...
-
“Mshele gojën, unë po flas”, ”S’je kurrkush me më ofendu”- përplasje në emision për religjionin
Historiani Azdren Shala, ka thënë se në vitin 2011, disa hoxhallarë kanë bërë...
-
ShBA’ja mirëpret ngritjen e aktakuzës për Banjskën, vlerëson punën e Prokurorisë dhe Policisë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vlerëson punën e Prokurorisë Spe...
-
Gjini: Serbia kurrë s’ka desht me ba asociacionin, po e kanë gjetë një njeri n’Kosovë…
Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini thotë se Serbia asnjëherë nuk ka desht të ...
-
E ekzagjeron Brnabiq, akuzon Kurtin se dëshiron të nis luftë me Serbinë: Situata në Kosovë është më e rënda deri tani
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se situata në Kosovë ësht...
-
Ky është personi që e bleu patentë shoferin e falsifikuar për 400 euro, përfundon në ndalim
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë në Gjilan...
-
Mediat serbe: Vuçiq nesër mund ta shpallë Kosovën “një territor të pushtuar”
Kështu raportojnë media të shumta në Beograd lidhur me konferencën që do të m...