Lajme

G20, bisedime të “vështira” e protestues në pranga

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 08 Korrik 2017

Liderët botëror po hyjnë në ditën e fundit të bisedimeve në takimin e G20 që po mbahet në Habmurg të Gjermanisë.

Aty po bëhet përpjekje të që kalohet hendeku me SHBA sa i përket çështjeve si tregtia dhe ndryshimet klimatike, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel si nikoqire e samitit ka thënë se bisedimet deri vonë kanë qenë “të vështira”.

-Advertisement-

Negociatorët kanë punuar deri natën vonë në përpjekje për ta arritur kompromis mbi formulimin e deklaratës së fundit të samitit.

Kjo vjen pas natës së dytë të protestave të dhunshme nëpër rrugët e Hamburgut.

G20 është samit ku marrin pjesë 19 shtete, të zhvilluara dhe ato në zhvillim, plus Bashkimi Evropian.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy