Auto&Tech

G-Power përforcon BMW M5-shin e ri në 800 kuajfuqi

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 16 September 2018

Edhe kompania e njohur G-Power, e cila merret me modifikimin e veturave, ka përgatitur versionin e saj të modelit të ri të BMW-së – M5 (F90). Po ashtu, ajo njofton se për këtë model ofron tri paketa të reja.

Paketa “Stage 1” përfshinë përforcimin e motorit (4.4-litër Twin-Turbo V8) të këtij modeli në 700 kuajfuqi, “Stage 2” në 750 kuajfuqi dhe “Stage 3” në 800 kuajfuqi, transmeton Koha.net.Top versioni me 800 kuajfuqi, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,9 sekonda dhe atë maksimale deri në 335 km/h.

Gjithashtu, G-Power për këtë BMW M5 ofron edhe sistemin e avancuar të frenimit, sistemi e shkarkimit të gazrave nga titani, amortizatorët e modifikuar si dhe rrotat “Hurricane RR” prej 21-inç.

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy