Auto&Tech

G-Power e shndërron BMW X5 M në “tajfun”

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 26 September 2017

Kompania e njohur që merret me modifikimin e veturave, G-Power, në ofertën e saj tani ka edhe versionin “tajfun” (Typhoon) të modelit të famshëm të BMW-së, X5 M.

G-Power, motorin 4.4-litër V8 Twin-Turbo te X5 M Typhoon e ka përforcuar në 551 kW/750 kuajfuqi, transmeton Koha.net.

Të dhënat për përshpejtimin deri në 100 kilometra në orë, nuk janë zbuluar por dihet që shpejtësinë maksimale X5 M Typhoon mund ta arrijë deri në 300 km/h, ndërsa deri në 400 km/h e arrin për 11,5 sekonda.

-Advertisement-

BMW X5 M në version Typhoon sipas G-Power, vjen edhe me set të ri të rrotave Hurricane RR nga alumini me diametër prej 23-inç, maskën e përparme të zezë, paketën për aerodinamikën (mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësit e rinj, pragjet, difuzer i pasmë…), kofanon nga fibra të karbonit, amortizatorët e modifikuar, si dhe sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga titani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera