Lajme

Fytyra e vërtetë e Vuçiqit, kështu i trajton qytetarët që nuk i durojnë kriminelët e luftës

Autori: Gazeta inFokus 22:44 | 09 November 2021

Aktivistja Aida Aida Qoroviq u sulmua nga xhandarmëria serbe para muralit të kriminelit Ratko Mlladiq. Kjo ndodhi sepse Qoroviq gjuajti me vezë në drejtim të muralit i cili mbrohej nga xhandarmëria serbe. Vetë Qoroviq sqaroi gjithçka që ndodhi në protestën e Beogradit.

Aktivistja Qoroviq tha vendimi për të qëlluar muralin erdhi spontanisht.

“Kolegia ime Jelena Jacimoviq dhe unë pamë se asgjë nuk po ndodhte dhe aty për aty vendosëm ta gjuajmë muralin me disa vezë. Papritamas, disa njerëz vrapuan drejt nesh si kamikazë, nuk e dinim kush ishin, fillova të bërtas në drejtim të tyre, ata filluan të na shtyejnë. Pastaj, dëgjova zërin e shokut tim Vlado Arsenijeviq, që na u bashkua neve dhe u bërtiti atyre, ‘Lëshojeni gruan’”, sqaron Qoroviq.

-Advertisement-

E për personat që e arrestuan, ajo thotë se në fillim mendoi se ishin fansa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera