Lajme

Futbolli bëri bashkë hoxhallarët e priftërinjtë

Autori: Doresa Geci 11:06 | 06 December 2019

Hoxhallarë, priftërinj, mjekë e pjesëtarë të KFORT-it u mblodhën të enjten në Klinë për të zhvilluar garën e futbollit.

Në këtë qytetet i cili njihet si vend i tolerancës ndërfetare, u bashkuan për të zhvilluar ngjarjen e veçantë e cila tashmë është bërë edhe tradicionale, shkruan Gazeta inFokus.

Loja e parë u zhvillua ndërmjet hoxhallarëve dhe priftërinjve të Klinës, ku fitues doli ekipi i hoxhallarëve pas ekzekutimi të penalltive.

-Advertisement-

Ndeshja e dytë e cila ishte mjaftë interesante zhvillua ndërmjet skuadrës së KFOR’it Slloven dhe mjekëve të QKMF “Nëna Tereza”.

E nga kjo lojë fitues dolën mjekët të cilët arritën të shënjon 4 gola, kurs ekipi i KFOR-it shënoj vetëm një gol, shkruan Gazeta inFokus.

Hoxhallarë dhe mjekët ishin ata të cilët u ndeshën në finale.

E kupën e kësaj ndeshje e morë mjeket të cilët mundën hoxhallarët me rezultat 5:3.

Ky është një turnir tradicional tani e 15 vite organizohet nga Dr. Haxhi Ibishi në bashkëpunim me hoxhallarët, priftërinjtë e kësaj komune.

Organizimi i këtij turniri këtë herë korrespondon me përvjetorin e vdekjes së dy punëtorëve të QKMF-së, Dr. Palush Prenajt dhe Dr. Sylejman Gashit/Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera