Lajme

Futja e PDK-së në koalicionin qeverisës, deklarohet edhe Rama

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 03 July 2020

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët për medie me homologun e tij, Avdullah Hoti ka folur edhe për futjen e PDK-së në qeveri..

Rama ka thënë se në vitiën e tij në Kosovë nuk ka lobuar për futjen e PDK-së në koalicionin aktual qeverisës, shkruan gazeta inFokus.

I pyetur nga KosovaPress për ketë dhe deklaratat tij për bashkim, pas propozim aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli, kryeministri shqiptar tha se kjo nuk është e drejtë e tij, derisa theksoi se zgjerimi apo “ngushtimi” i qeverisë i takon qeverisë Hoti.

-Advertisement-

“Unë nuk ka asnjë të drejtë dhe natyrisht nuk marrë përsipër në asnjë mënyrë t’iu tregojë miqve në Kosovë se çfarë të bëjnë për ata që është detyra e tyre e jetës politike. Nuk mendoj që jam aq i zgjuar që nga Tirana të jap mend se si qeverisët në Kosovë… është e drejta e tyre, a e zgjerojnë qeverinë a e ngushtojnë qeverinë. Kjo është e drejta dhe detyra e tyre”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera