Lifestyle

Futi veturën brenda kuzhinës që të mos ia “merrte” era

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 19 September 2019

Patrick Eldridge nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dëshmoi gruas se vetura e tij Smart mund të parkohet brenda kuzhinës së tyre.

E gjitha nisi me një “bast” të lidhur mes çiftit kur filloi uragani Dorian dhe Patrick propozoi që veturën ta fuste brenda shtëpisë dhe gruaja e tij i tha se hapësira e kuzhinës nuk do ta zinte.

Për ta bindur bashkëshorten, ai i hapi të dy dyert e kuzhinës dhe e futi brenda veturën e tij Smart pa asnjë problem. E gjithë kjo ndodhi për arsyen se frikësohej që era e fortë e uraganit do t’ia hidhte në erë.

-Advertisement-

Pas kësaj ndodhie, bashkëshortja, Jessica Eldridge, shpresonte që sa më shpejt të përfundonte uragani dhe t’i lirohej hapësira e kuzhinën, sepse përveç se i pengonte gjatë gatimit, ajo ka deklaruar se edhe qentë e saj po i qëndronin të hutuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera