Lajme

Futi edhe drogë në rrobat që i dërgoi birit të burgosur në Dubravë, arrestohet nga policia

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 24 April 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë pasi i kishte dërguar të birit të tij të burgosur në Dubravë së bashku me rroba edhe 4,4 gram substancë narkotike.

Sipas policisë pas kontrollit nga zyrtarët i është konfiskuar droga dhe është ndalur për 48 orë, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore ai është dërguar në Spitalin e Pejës ku është duke u ruajtur nga policia.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se përderisa i kishte dërguar rroba djalit të tij i cili është në vuajtje të dënimit, në to kishte futur një sasi prej 4.4 gram substancë e dyshuar narkotike e cila është gjetur gjatë kontrollit dhe është sekuestruar nga zyrtarët policorë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuar vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës nën sigurimin e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera