Lajme

Futen në grevë autobusët e linjës Prizren- Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 16 August 2018

Autobusët e linjës Prizren-Prishtinë dhe anasjelltas mëngjesin e sotëm e kanë filluar me grevë, si pasojë e së cilës asnjë autobus i kësaj linje nuk do të bartë udhëtarët si në ditët e zakonshme.

Florim Gashi, nga kompania e autobusëve “Atmaxha” ka thënë për KosovaPress se arsyeja e kësaj greve është mosplotësimi i disa kërkesave të kompanive nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës.

Ai ka treguar se kanë dërguar një kërkesë në këtë ministri për t’i shtuar 18 linja të reja të autobusëve në rrugën që kalon nga autostrada, por, sipas tij, ministria e ka aprovuar vetëm linjën e një kolegji privat dhe jo të tjerat.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera