Sport

Futbollisti vendos të pensionohet si 24 vjeç, arsyeja e pabesueshme!

Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 01 December 2017
Bëhet fjalë për Jose Luis Gomez, mbrojtësin e skuadrës argjentinase nga Lanus.
Është vetëm 24 vjeç, gëzon shëndet të plotë, por po mendon tërheqjen nga futbolli.

Arsyeja? Një gabim në ndeshjen e dytë finale të Copa Libertadores, që Lanus e humbi 1-2 ndaj Gremios, që triumfoi me rezultat të përgjithshëm 1-3.

Bëhet fjalë për Jose Luis Gomez, mbrojtësin e skuadrës argjentinase, që gaboi në kontrollin e topit në mesfushë, duke i dhënë mundësi ekipit brazialin të shënonte golin e pare nëpërmjet kundërsulmit, kur rezultati vazhdonte të ishte 0-0.

“Po mendoj të tërhiqem nga futbolli. Jam shumë i lënduar, ndihem shumë keq. Ishte një gabim që nuk duhet ta kisha bërë. Vetëm aty e kam mendjen, nuk duhet të më kishte ndodhur. Nuk kalova një mbrëmje të mirë. U kërkoj falje të gjithë tifozëve të Lanusit, të cilët e meriton këtë kupë”, transmeton “Albeu.com”.

-Advertisement-

Gomez është një lojtar i grumbulluar edhe në Kombëtaren e Argjentinës, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Racing Club.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera