Sport

Futbollisti shqiptar grushtoi gjyqtarin dhe u arratis nga banjo e zhveshtores, reagon FSHF

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 05 May 2021

Federata Shqiptare e Futbollit dënon incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes KF Sopoti-KF Mirdita, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe që luhej në stadiumin e Cërrikut.

Në minutën e 44 të ndeshjes, një lojtar i Mirditës ka goditur gjyqtarin e takimit, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit.

Agresori u fut fillimisht në dhomat e zhveshjes dhe nga dritarja e tualetit ka mundur të largohet, duke bërë që policia të mos e gjejë aty, edhe pse e ka arrestuar më pas.

-Advertisement-

“Organet e drejtësisë sportive do të mblidhen me urgjencë për këtë ngjarje kaq të rëndë, e cila njollos gjithë futbollin – shkruhet në komunikatën për shtyp të Federatës Shqiptare të Futbollit -. I bëjmë thirrje drejtuesve të klubeve dhe lojtarëve të respektojnë rregullat “fair play”, të shmangin dhe të parandalojnë akte të tilla të dhunshme, që nuk duhet kurrsesi të kenë vend në futboll”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera