Sport

Futbollisti shqiptar asiston për fitore, në vendin e vetëm ku po luhet ende futbolli

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 28 March 2020

Sulmuesi Azdren Llullaku ka kontribuar në golin e parë dhe ka asistuar në golin e dytë të Shakhter Soligorskut, që të shtunën shënoj fitore me shifrat 2:0.

Shakhteri fitoj ndaj Gorodeyas, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit të Bjellorusisë në futboll.

Bjellorusia është i vetmi vend në Evropë ku kampionati i futbollit vazhdon të zhvillohet.

-Advertisement-

Ne Bjellorusi luajti edhe Elis Bakaj. Skuadra e tij, Dynamo Brest, fitoj 1:0 ndaj Slultsk.

Edhe Bjellorusia është prekur nga koronavirusi, por autoritetet në këtë vend kanë refuzuar të ndërpresin kampionatin, me gjithë presionin e madh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera