Sport

Futbollisti që riktheu buzëqeshjen e tifozëve të Milanos

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 25 January 2020

Pas një starti jo të mirë në ligë, Milano më në fund po buzëqeshë, shkruan Gazeta inFokus.

E buzëqeshjen “Rosonerëve” siç duket ia ka kthyer sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Që nga transferimi i Ibres në “San Siro” Milano nuk dinë për humbje në 5 takimet e zhvilluara në vitin 2020, duke regjistruar 4 fitore e 1 barazim.

-Advertisement-

Rikthimi i suedezit në Milano, ka bërë që futbollistët të ngjallën, pasi dihet impakti që ka në fushën e lojës Ibrahomovici.

Ardhja e gjigantit suedez te kampi “Rosoner” ka ngjallur shpresat e tifozëve që Milano mund të kualifikohet në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, aktualisht hero i skuadrës Kuqezi është kroati, Andre Rebic, i cili ka realizuar golat vendimtar në dy fitoret e fundit të Milanos./Gazeta inFokus/

Fotografia e GazetaBlic Sport

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera