Sport

Futbollisti që lindi në Norvegji pret ftesë nga kombëtarja e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 21 September 2020

Futbollisti kosovar, Zymer Bytyqi, që luan me skuadrën e Vikingsit në kampionatin norvegjez, por pret ftesë nga kombëtarja e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Bytyqi është 24 vjeçar dhe pozita e tij në fushën e lojës është anësor i djathtë.

Ai po kalon në një formë të jashtëzakonshme në ligën elite të Norvegjisë, ku gjatë këtij sezoni ka arritur të realizoj 7-të gola dhe 5 asistime në 18-të paraqitje.

-Advertisement-

Talenti kosovar ka qenë i ftuar me grupmoshat e kombëtares norvegjeze, megjithatë kishte deklaruar se në momentin që do të ftohej nga kombëtarja shqiptare, ai nuk do ta refuzonte, por një gjë tillë nuk ndodhi asnjëherë.

E si pasoj e mos ftesës nga Shqipëria, Bytyqi u ftua nga kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e parë miqësore të lejuar nga UEFA kundër Haitit, miqësore kjo që u zhvillua në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, dhe u mbyll me rezultat të barabartë 0-0.

Ndeshja ndaj Haitit ishte e para dhe fundit për 24 vjeçarin, pasi që nga atëherë ai nuk është ftuar më.

Me formën nëpër të cilën po kalon, Bytyqi, pret ftesë nga trajneri i ‘Dardanëve’ Bernard Challandes për ndeshjen e radhës ndaj Maqedonisë Veriore./Gazeta inFokus/

Zymer Bytyqi var 12 år sist Viking var i Europa – nå er det hans tur - Sport

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera