Sport

Futbollisti që i shënoi gol Shqipërisë është djali i vëllaut të trajnerit të mirënjohur kosovar

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 16 November 2021

Arlind Sejdiu i’a ka siguruar tri pikë kombëtares së Kosovës U21, pasi shënoi një gol fantastik në fund të ndeshjes për ta mposhtur Shqipërinë U21 me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Sejdiu realizoi në debutimin e tij me fanellën e ‘Dardanëve’, pasi refuzoi ftesën e Finlandës U20 për të i’u bashkuar kombëtares së Kosovës U21.

Ai hyri në lojë në minutën e 62’ dhe në minutën 90+1’ arriti të del vendimtar për kosovarët, duke bërë kështu një debutim ëndrrash.

-Advertisement-

Ndryshe, Arlind Sejdiu është djali i vëllaut të trajnerit të mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu, i cili ka drejtuar ekipet më të mëdha në vendin tonë.

20-vjeçari ka lindur në Finlandë dhe është pjesë e ekipit finlandez, Lahti, kurse në Kosovë ka prejardhje nga Mitrovica.

Më poshtë keni golin e realizuar nga Arlind Sejdiu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera