Sport

Futbollisti që dy ditë më parë la kombëtaren e Kosovës hynë në formacion të javës në Bundesligë 2

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 06 April 2021

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada, të dielën njoftoi opinion sportiv se është larguar përkohësisht nga kombëtarja e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Paqarada tregoi se derisa të jetë trajner i Kosovës, Bernard Challandes, ai nuk do të bashkohet me ‘Dardanët’.

Pas këtij vendimi, mbrojtësi kosovar mbrëmë shkëlqeu për St. Paulin kundër Breinschweig në fitoren 2-0.

-Advertisement-

Ai u vlerësua me notën 8.1 për paraqitjen fantastike që bëri ndaj Breinschweigit.

Pas përfundimit përfundimit të xhiros së 27-të në Bundesliga 2, Paqarara ka hyrë në formacionin më të mirë të javës.

Më poshtë keni 11-shen më të mirë të xhiros së 27-të në Bundesligën 2 të Gjermanisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera