Sport

Futbollisti më i vjetër në botë, ndërron klub në moshën 54-vjeçare!

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 11 January 2022

Kazuyoshi Miura nuk e ka ndërmend të ndalet edhe pse ka 54 vite mbi supe.

Ai më 26 shkurt do të mbushë 55 vjeç, ndërsa si futbollisti më i vjetër në botë, ai sapo ka ndërruar skuadër.

Pas 16 vitesh në Yokohama FC (mbërriti në 2005 pas një aventure të shkurtër në Sidney FC) ka nënshkruar për Suzuka Point Getters, në kategorinë e katërt në vendin aziatik.

-Advertisement-

Miura, i cili bëri debutimin e tij në vitin 1986 për Santos dhe ka luajtur për Palmeiras, Matsubara, CRB, XV de Jaú, Coritiba, Verdy Kwasaki, Genoa, Dinamo Zagreb, Kyoto Purple Sanga, Vissel Kobe, Yokohama dhe Sydney FC.

Ai është i vetmi lojtar që ka luajtur në pesë dekada të ndryshme.

Miura ka deklaruar se synimi i tij është të luajë futboll profesionist deri në moshën 60 vjeçare. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera