Sport

Futbollisti i West Hamit bënë iftar në fushën e lojës pasi agjëroi 18 orë

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 03 May 2021

West Ham Unitedi ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Brunley me rezultat 1-2, dhe ka vazhduar garën për ta zënë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Turf Moor’, golat për mysafirët i realizoi Michail Antonio në minutat 21’ dhe 29’, kurse për vendasit shënoi Chris Wood në minutën e 19’.

Këtë ndeshje nga minuta e parë e nisi edhe futbollisti algjerian i West Hamit, Mohamed Said Benrahma, i cili ishte agjërueshëm.

-Advertisement-

Ai në minutën e 35 të ndeshjes ndaloi lojën dhe doli jashtë fushës për të bërë iftar, e me pas u rikthye përsëri në fushë.

Benrahma ishte nder lojtarët më të mirë tek mysafirët, ku edhe asistoi te goli i dytë i Antonios.

Më poshtë keni momentin kur mesfushori algjerian bënë iftar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera