Sport

Futbollisti i Tottenhamit lëshon fushën për të shkuar në tualet, reagimi i Mourinhos po bënë gjiron e botës

Autori: Gazeta inFokus 23:29 | 29 September 2020

Tottenhami e ka eliminuar Chelsean nga Carabao Cup, pasi e ka mposhtur vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me shifrat 1-1, shkruan Gazeta inFokus.

Trajneri i ‘spursave’, Jose Mourinho, gjatë gjithë ndeshjes ishte i tensionuar dhe nuk zinte vend.

E në një moment ai edhe e ndjeki lojtarin e tij Eric Dier, i cili në minutën e 78’ la fushën e lojës për të shkuar në tualet.

-Advertisement-

Kamerat e stadiumin kapen momentin kur ‘Special One’ shkoi me vrap pas Dierit për të kuptuar arsyen pse doli ashtu nga fusha e lojës.

Strategu portugez u dëgjua duke bërtitur, pasi ishte tejet i nervozuar me veprimin që po bënte lojtari i tij.

Më poshtë keni këtë moment që po bënë gjiron e botës./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera