Sport

Futbollisti i Shqipërisë: Vëllai im ka simptomat e koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 23:33 | 01 April 2020

Shqipëria ka shumë futbollistë që luajnë në Itali dhe janë të prekur nga situata e rëndë që po përjeton vendi fqinj për shkak të përhapjes së frikshme të Covid-19.

Një prej tyre, Ledjan Memushaj ka komunikuar me Super Sport, ku ka treguar rreth situatës atje dhe çështjeve të tjera që prekin mesfushorin e kombëtares sonë.

SITUATA NË ITALI– Po bëjmë gati një muaj që jemi mbyllur në shtëpi dhe është gjë e vështirë. Nuk rrihet në shtëpi. Sa hap televizorin dhe sheh lajmet degjon vetëm për njerëz dhe të vdekur dhe të infektuar, prandaj bëhen akoma më të vështira këto ditë. Çdo ditë këtu ngjan sikur do të jetë pak më mirë, por është akoma më keq gjendja. Tani sikur po përmirësohet pak sepse po ulet numri njerëzve që shkojnë në spitale. Por besoj se do zgjasë akoma si situatë, besoj se akoma një muaj do zgjasë.

-Advertisement-

GJENDJA E FAMILJARËVE– Ne jemi të gjithë mirë. Kam vëllain, i cili ka 10 ditë me simptoma, por nuk ka bërë tamponin dhe ata nuk ta bëjnë po nuk pate disa efekte të tjera. /vipsport.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera